Hapësire reklamuese

Politikë

Bashkia e Tiranës nis ndërtimin e rrugës në Njësinë Nr. 4, Veliaj: Ky është viti i punëve në zonat informale e rurale

Shkruar nga Newsbomb

Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e segmentit “Selaudin Bekteshi”, banorët e Njësisë 4 do të kenë një rrugë krejt të re.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, tha se bashkia është fokusuar në zbatimin e përpiktë të planit të ri urbanistik, i cili ka propozuar që zonat e Tiranës të fillojnë dhe të organizohen në një Tiranë policentrike.

“Nuk mund të kemi qendra policentrike, nëse nuk ka infrastrukturë. Pra, në Laprakë kemi spitale, një kinema, disa shkolla, kopshte, banka, po kështu edhe në zonën e Kinostudios, në Njësinë 4 dhe te Bregu i Lumit. Është shumë e rëndësishme që po mbarojmë një kompleks, kopsht-çerdhe-qendër sociale dhe shkollë 9-vjeçare me të mesme pranë Bregut të Lumit, por është shumë e rëndësishme që e gjithë infrastruktura bazë, kanalizimet, rruga, ujësjellësi të funksionojnë paralelisht”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se gjatë këtyre dy viteve është mbajtur premtimi për legalizimin dhe urbanizimin e të gjitha zonave në Tiranë, ndërsa theksoi se zgjidhja më e mirë për modernizimin e Tiranës është që të ecet paralelisht me dy proceset. “Kemi ecur në një 2 vjeçar fantastik për Tiranën, ku qeveria qendrore ka mbajtur premtimin për legalizimet, ndërsa qeveria lokale po mban premtimin për urbanizimin. Që legalizimi e urbanizimi të ecin bashkë, është ndoshta formula më ideale se si modernizohet sot Tirana. Ndaj, fillojmë sot një rrugë të re. Dua t’u kërkoj ndjesë qytetarëve për ato pak muaj ku do të punojmë shumë shpejt, për çdo lloj shqetësimi që mund të sjellin punimet”, tha Veliaj, ndërsa u bëri apel banorëve që të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës urbane për të mirën e përbashkët.

Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se urbanizimi i kësaj zone do të rrisë edhe vlerën e banesave të tyre. “Të tërhiqen një metër për të mirën e përbashkët, për të pasur trotuare më të lira sepse besoj që i rritet vlera shtëpive. Në disa zona të Tiranës çmimi është rritur me 15%, ndërsa vlera e banesës që ka një qytetar i Tiranës në disa zona të tjera ka shkuar deri 35-40%. Ky është një lajm i mirë, që vjen vetëm nga urbanizimi. Aty ku qyteti ka vlerë se ka infrastrukturë, aty ka vlerë edhe shtëpia jote”, tha ai.

Veliaj theksoi se ky vit për Bashkinë e Tiranës do të jetë tepër i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës në zonat urbane, të cilat ishin lënë në harresë gjatë gjithë këtyre viteve. “Ky do të jetë një vit punësh kryesisht në zonat informale, të paurbanizuara e rurale. Është shumë e rëndësishme që të rregullojmë qendrën, që të kemi sheshin “Skënderbej”, Bulevardin e Madh, stadiumin, por njerëzit jetojnë në lagje si kjo. Ndaj edhe angazhimi ynë është për t’i qëndruar afër çdo familjeje të Tiranës, të gjithë qytetarëve të ndershëm, që punojnë me punë të ndershme, paguajnë taksat si qytetarë të rregullt dhe t’ua përkthejmë menjëherë në investime, si në zonën e Njësisë 4”, u shpreh ai.

Deputetja e PS, Blerina Gjykameti deklaroi se ky është një tjetër premtim i mbajtur nga ana e Bashkisë së Tiranës, ndërsa falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vëmendjen e treguar për përmirësimin e jetesës së këtyre banorëve. “Vijmë sot pas një viti e gjysmë në të njëjtën zonë, por me një ndryshim shumë të madh, me një premtim të mbajtur, për t’i dhënë zhvillimin e duhur kësaj zone, të harruar në 25 vite. Falenderoj nga zemra të gjithë drejtuesit e bashkisë, por mbi të gjitha kryetarin e Bashkisë, që kur erdhëm para zgjedhjeve, tha që do jetë një nga zonat që do të ketë një vëmendje të veçantë”, theksoi Gjylameti.

Investimi në këtë rrugë përfshin ndërtimin me dy korsi, ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimin, si dhe vendosjen e plotë të sinjalistikës, e cila ishte kthyer në një shqetësim konstant për drejtuesit e automjeteve. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka vendosur që të ndërhyjë edhe për ndërtimin e mureve rrethues të rinj dekorativ, si dhe në mbjelljen e pemëve dekorative, të cilat do t’i japin një pamje tërësisht të re gjithë kësaj zone, si dhe do të rrisin vlerën e pronës së banorëve. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.