Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Bashkia e Tiranës miratoi impiantin 430 milionë euro", thirrja e Belind Këlliçit për SPAK dhe pagesat nga kompanitë e inceneratorëve (DOKUMENTET - VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
"Bashkia e Tiranës miratoi impiantin 430 milionë euro",
Politikani dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka publikuar disa dokumente ekskluzive që tregojnë se institucioni në fjalë (Bashkia Tiranë) ka miratuar ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve, prej 430 milionë eurosh. Ato bëjnë të qartë se kompania që kishte marrë përsipër të ndërtonte inceneratorin e Tiranës, nuk i kishte paratë për investimin, pavarësisht se pretendonte të kundërtën. Një shkresë e datës 6 dhjetor 2022, tregon se kompania e inceneratorit të Tiranës shpreh interesin për të bashkëpunuar me "ETHOS Asset Management" në San Diego, për të gjetur investitorë në vlerën 100 milionë euro. Më datë 9 dhjetor 2022, kompania e inceneratorëve i drejtohet sërish Ethos dhe i dërgon përmbledhjen e projektit, për të cilin kërkon borxh 100 milionë euro. Për këtë, në një bankë në Itali mbahen të bllokuara 20 milionë euro të qytetarëve shqiptarë, thotë Këlliçi, si garanci për borxhin.

Deklarata e plotë e Belind Këlliçit dhe dokumentet:

“Rrjedhja e të dhënave të informacionit në lidhje me pagat, në dhjetor 2021 dhe janar 2022,  sugjeruan se disa gazetarë dhe media të njohura morën pagesa direkte nga kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e inceneratorëve. Kompanitë e inceneratorëve ishin nën hetim për korrupsion dhe mashtrim.” Këtë e ka thënë DASH! Para pak ditësh, unë personalisht, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, denoncova me fakte sesi Klodian Zoto në vitin 2021, plotësonte kërkesën e një mediaje, për më shumë para gjatë kohës së fushatës elektorale. Këtë e pranoi dhe vetë pronari i medias. Këto para duheshin për të mbrojtur interesat korruptive të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ndërsa SOT do ju them diçka më tej. Në vitin 2017, Erion Veliaj nëpërmjet drejtorit të punëve publike në bashki, Taulant Tusha, miratoi investimin 430 milionë euro për inceneratorin e Tiranës. Veliaj na garantoi se kompania i kishte 141 milionë euro për të kryer këtë investim. Sot bëj publike si qëndron e vërteta. Në datën 6 dhjetor 2022 kompania e inceneratorit të Tiranës shpreh interesin për të bashkëpunuar me ‘ETHOS Asset Management’ në San Diego, për të gjetur investitorë në vlerën 100 milionë euro. Pra, Erion Veliaj thjesht gënjeu sërish. Kompania e inceneratorit nuk i ka këto para. [gallery columns="1" link="none" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="684255,684256,684257,684258"] Në dokumenti e tretë të datës 9 dhjetor 2022, kompania i drejtohet sërish Ethos dhe i dërgon përmbledhjen e projektit, për të cilin po kërkohen borxh 100 milionë euro. Në dokument flitet qartë që deri më sot kjo kompani ka investuar (dhe kur thonë këta investim flasin për paratë që ndajnë me njëri-tjetrin) 22 milionë euro, kur ndërkohë vetëm nga Bashkia e Tiranës i ka dhënë 53 milionë dollarë, pa përfshirë dhjetëra miliona të tjera që kanë marrë nga biznesi privat dhe bashki të tjera. Pra, këta nuk kanë para për shkolla, çerdhe, kopshte, transport publik dinjitoz, banesa sociale, por kanë para me bollëk për bashkëpunëtorët e tyre, para të cilat vetëm për skemën e inceneratorëve i kemi të faktuara që kanë përfunduar në Bullgari, Maltë, Itali, Zvicër e kudo ku këta kanë llogaritë bankare. SPAK, informo qytetarët se ku shkojnë paratë e tyre! SPAK, gjurmo paratë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese