Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bashkia e Tiranës i jep 100 milionë "ALCANIT", muaj më parë e prangosi Operacionalja

Shkruar nga Newsbomb

Shaqir Alcani, pronar i firmës “Alcani shpk” dhe djali i tij Algert Alcani u prangosën në Prill të vitit 2023 nga Policia e Elbasanit dhe Forca e Posaçme Operacionale, pasi kishin kërcënuar me jetë një tjetër biznesmen. Madje, babë e bir kishin kontraktuar dhe dy persona të botës së krimit.

Biznesmeni Eral Myftari, i cili ishte futur në një procedurë të rregullt prokurimi të hapur nga Bashkia e Tiranës kishte arritur të fitonte tenderin, duke bërë që kompania “Alcani shpk” të skualifikohej.

Mirëpo, humbja e kësaj gare nuk ishte pranuar nga Shaqir Alcani dhe i biri, Algert Alcani i cili punonte në atë kohë në në Bashkinë e Tiranës, vetëm 27 vjeç, por ai ishte emëruar përgjegjës për Vlerësimin e Performancës. Në sistem, kishte hyrë si student ekselent dhe kishte fituar të drejtën për të punuar në administratën publike.

Lexo edhe: “Unë do të vras djalin”, zbardhet dëshmia e biznesmenit që u kërcënua për tenderin, përgjegjësi në Bashkinë e Tiranës vuri në lëvizje dy kriminelë

Sot, Shaqir Alcani ndodhet në shtëpi sepse Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e tij për masë më të butë sigurie, kurse i biri dhe dy personat e botës së krimit të kontraktuar prej ti janë ende në qeli.

Megjithatë kjo nuk e ka penguar institucionin e drejtuar nga Erion Veliaj që ta lejojë kompaninë "Alcani shpk" të marrë pjesë në tenderat e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës. Newsbomb.al mëson se këtë të hënë, datë 15 Janar 2024, kompania në fjalë ka fituar një tender mbi 100 milionë lekë.

Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka njoftuar tenderin me objekt "Blerje lende djegese Pellet dhe Dru zjarri" dhe pasi janë zhvilluar procedurat përkatëse, sot është shpallur dhe kompania fituese, mes 7 kompanive pjesëmarrëse në garë.

Siç shihet nga të dhënat e publikuara në databazën e Open Data Albania, tenderi është kategorizuar me "flamur të kuq" sepse nga procedura janë skualifikuar të gjitha kompanitë ofertuese, përveç asaj që ka fituar. Pra, përveç kompanisë "Alcani shpk".

Tenderi i fituar nga Shaqir Alcani Tenderi i fituar nga Shaqir Alcani

Oferta fituese kap vlerën e 10.496.025 lekëve të reja pa TVSH dhe Shaqir Alcani ka 6 muaj kohë të dorëzojë lëndët djegëse pellet dhe dru zjarri në ambientet e përcaktuara nga Rezidenca Studentore Universitare Nr.1, shkruan newsbomb.al.

Lexo edhe: Operacionalja i vuri prangat, Algert Alcani përgjegjës në Bashkinë e Tiranës! Kërcënoi me jetë biznesmenin që i mori tenderin babait të tij

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese