Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Bashkia e Gjirokastrës po kthen sheshin “Çerçiz Topulli” në parkim, banorët e shqetësuar denoncojnë rastin: Ka ligj, por ka edhe Maliq rrumpalla

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Sheshi Çerçiz Topulli” i konceptuar si një nga elementët, i cili nuk duhet të preket nga projektet urbanistike, mesa duket po kthehet në një parkim nga bashkia.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka sjellë denoncimin e qytetarëve të qytetit të Gjirokastrës të cilët tregojnë se pranë sheshit Çerçiz Topulli po kryhen punime nga bashkia e qytetit për ta kthyer në një parkim për mjetet.

Në lidhje me të gjithë këtë situatë ka folur dhe profesori Neritan Ceka i cili thotë se shtresat arkeologjike po shkatërrohen bashkë me historinë e lashtë të këti qyteti.

“Duken qarte shtresat arkeologjike qe po shkaterrohen bashke me historine e lashte te qytetit muze. Eshte rasti i dyte qe Bashkia shkel me arrogance ligjin per monumentet e kultures, pasi tre vjet me pare u punua me eskavator ne ndertimet mesjetare poshte kalldremeve te qytetit. Ka ligj, por ka edhe Maliq rrumpalla, sepse tragji-komedia ndodh para syve te Drejtorise Rajonale te Monumenteve, ku paguhen nja dhjete mehmure”, tha ai.

Më shumë

spot_img
spot_img