Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bashkia e Fierit njofton qytetarët: Për të kursyer energjinë elektrike, do kufizojmë furnizimin me ujë

Shkruar nga Newsbomb
Bashkia e Fierit njofton qytetarët: Për të kursyer energjinë

Bashkia e Fierit njofton të gjithë qytetarët e saj se për shkak të situatës së vështirë energjitike, në bazë të një plani të mirëmenduar dhe të mirëstudiuar, për të mos rritur çmimin e ujit si efekt të krizës energjitike do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës.

"Të nderuar qytetarë! Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë energjitike, e cila ka përfshirë të gjithë rajonin. Kjo situatë na prek të gjithëve. Secili prej nesh duhet të limitojë konsumin e energjisë në punë e familje, pasi çdo kë i kursyer vlen në këtë kohë.

Për ketë arsye edhe Ujësjellës Kanlizime Fier, në bazë të një plani të mirëmenduar dhe të mirëstudiuar, për të kursyer energji, por edhe për të mos rritur çmimin e ujit si efekt të krizës energjitike do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj, gjithashtu edhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejt", njofton Bashkia e Fierit.

Pas reagimeve të shumta, Bashkia e Fierit ka reaguar për herë të dytë dhe bën me dije se kufizimi i furnizimit me ujë ka të bëjë me me uljen e presionit dhe jo me ndërprerjen e tij. Ky kufizim do të jetë gjatë orëve të natës 24:00 - 05:00, kur ndikimi i këtij kufizimi do të jetë gati i papërfillshëm për abonentët.

"Në vijim të njoftimit për furnizimin me ujë, saktësojmë se: Kufizimi ka të bëjë me uljen e presionit të ujit dhe jo me ndërprerjen e tij. Ky kufizim do të jetë gjatë orëve të natës 24:00 - 05:00, kur ndikimi i këtij kufizimi do të jetë gati i papërfillshëm për abonentët, por i ndikueshëm në kursimin e Energjisë që harxhojnë pompat furnizuese të qytetit", thuhet në njoftimin e dytë të Bashkisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll