Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Bashkia e Beratit ‘thyen’ REKORDIN, anulon tre herë tenderin për mbetjet urbane

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbetjet urbane në qytetin e Beratit është një problem i cili vazhdon prej vitesh, pasi mbeturinat mblidhen shumë pranë zonës së banuar, dhe fare pranë mjediseve të një shkolle.

Tashmë prej disa kohësh Bashkia e ka pranuar dhe e ka konsideruar si problemin më të madh mjedisor këtë të menaxhimit të mbetjeve urbane, duke qenë se herë pas herë mbeturinave u vihet edhe zjarri.

Por pavarësisht se problemi është tejet i madh, Bashkia e Beratit ende nuk ka zgjedhur kompaninë të cilës do t’i besohet menaxhimi i mbetjeve.

Vetëm për tenderin ‘Menaxhim i integruar i mbetjeve te ngurta urbane’, Bashkia e Beratit ka bërë tre anulime dhe 4 shpallje për tender, ndërkohë që ende nuk jepet arsyeja e anulimeve të tenderave.

Vlera e kontratës është e ndarë sipas viteve dhe në total pa TVSH shkon 298 615 566 (dyqind e nëntëdhjete e tete milion e gjashtëqind e pesëmbëdhjete mije e pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashte) Lekë.

lk.png

jkl.png

Më shumë




spot_img








spot_img