Fitore Beci, bashkëshortja e deputetit Benet Beci i ka bërë një dedikim emocionues bashkëshortit për ditëlindje.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo i shpreh bashkëshortit dashurinë dhe me fjalë emocionues i uron atij ditëlindjen.
“Nganjëherë mendoj se të dua më shumë se veten, jo në sensin e marrëzisë, po në sensin e alarmit kronik inkoshient që ti të jesh mirë, të të mos mungojë asgjë e të mos kesh asnjë shqetësim” shkruan Beci ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Kam thuajse 40 vjet që shkruaj një urim ditëlindjeje për TY çdo 25 janar. 😍 Të kam treguar sa të dua e sa të vlerësoj, sa mirënjohëse jam për vitet e kaluara me TY; të kam shkruar poezi e bërë vizatime; të kam falënderuar për zemërgjerësinë tënde të pakufishme e dashurinë e kujdesin pa limit ndaj meje e fëmijëve tanë, me dy apo katër këmbë. 🐾 Nuk di a ka mbetur diçka pa thënë… Dhe kur mendoj gjithë ato vite përpara … 🙏
Nuk merakosem ku do t’i gjej fjalët se ato më dalin gjithmonë nga shpirti, aty ku rrënjët e dashurisë për ty janë bërë kaçurrel e kam ngecur përgjithmonë. ❤️ Nganjëherë mendoj se të dua më shumë se veten, jo në sensin e marrëzisë, po në sensin e alarmit kronik inkoshient që ti të jesh mirë, të të mos mungojë asgjë e të mos kesh asnjë shqetësim. 🙏 Edhe pse me raste pyes veten nëse jam investuar më shumë se duhet apo jam bërë pishman që kam humbur disi veten në këtë rrugëtim jete me ty, them se do të bëja të njëjtën gjë po të përsëritej se s’di dhe s’dua të kem një jetë pa TY. ❤️
Të dua! ❤️ Nuk e di ku mbaron ti e ku filloj unë.
Gëzuar zemër! 🌹 U bëfsh 100! 🎂 Benet Beci