Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Bashkëshortja e Ismailajt: Doshin e njoh prej 15 vitesh, letra e Brahos është kërcënim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas bërjes publike të lajmit për letrën e kreut të komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, bashkëshortja e Kastriot Ismailajt ka reaguar duke e konsideruar atë si kërcënim nga shteti për bashkëshortin e saj, që të tërhiqet nga arbitrazhi në Vjenë dhe nga dëmshpërblimi që ai kërkon nga shteti shqiptar.

Lidhur me pretendimet se ajo është kërcënuar nga deputeti, Tom Doshi dhe ish-deputeti i LSI, Dritan Prifti, për këtë çështje, Ismailaj shprehet se këta dy persona nuk e kanë kërcënuar kurrë, por kërcënimet kanë ardhur në mënyrë indirekte nga persona të tjera.

Ajo ka pohuar se e njeh Tom Doshin prej 15 vitesh dhe takimi i zhvilluar mes tyre pak ditë më parë nuk ka qenë i lidhur me çështjen e bashkëshortit të saj.

Si quheni?

Vojsava Ismailaj, nënë e një djali dhe martuar me Kastriot Ismailaj prej 17 vjetësh.

Sot është publikuar një letër ku thuhet se jeni kërcënuar, a jeni kërcënuar dhe nga kush?

Është publikuar një letër nga zoti Braho. Unë nuk di të jem kërcënuar nga askush, as nga zoti Doshi, as nga zoti Prifti. Doshin e njoh që para 15 vitesh, e kam takuar, kam pirë kafe dhe asgjë më shumë.

Kur e keni takuar për herë të fundit Doshin?

Para disa ditësh. Mund të ketë qenë e martë ose e mërkurë.

Ku?

Tek “Sheraton”.

Për çfarë keni diskutuar?

Në vija të përgjithshme. Bisedë e lirë, kishim kohë pa u takuar dhe thjesht po diskutonim në vija të përgjithshme.

Sa kohë kishit pa e takuar?

Nuk e mbaj mend me saktësi. E kam takuar, jemi përshëndetur, por s’e mbaj mend me saktësi.

Keni diskutuar ndonjëherë për këtë çështje?

Absolutisht fare.

E kam fjalën për çështjen e bashkëshortit tuaj…

Ka qenë një moment që ai më pyeti çfarë bëhet me Kastriotin. I thash se është në paraburgim dhe kaq, nuk vazhdoi më tej.

E njihni Dritan Priftin?

Jo.

E keni takuar?

Absolutisht jo.

Keni komunikuar ndonjë herë me të?

Absolutisht jo.

A jeni kërcënuar ndonjëherë gjatë këtyre muajve nga persona të tjerë?

Ka pasur indirekt dhe kërcënimet kanë qenë si shashka. Që do të thotë: Kastrioti të tërhiqet nga arbitrazhi që të lirohet. Ky është kërcënimi që ka ardhur në mënyrë indirekte.

Indirekte nga cilët persona?

Nga persona të panjohur për mua. Anonimë.

Me mesazh?

Qoftë edhe në rrugë.

Si ka ndodhur?

Kur kam qenë duke ecur në rrugët e bllokut kanë qenë personazhe që s’i kam parë dhe janë hedhur shashka të tipit ‘thuaj burrit të tërhiqet nga arbitrazhi, ose…’.

Si e konsideroni këtë letër?

Një presion nga shteti shqiptar. Një mesazh, një kërcënim nga shteti shqiptar.

Për ç’arsye?

Që të heshtim. Të heshtë Kastrioti.

Për ç’arsye duhet të heshtni?

E vërteta e kompanisë DIA, ose e vërteta e arbitrazhit për kompaninë DIA që i takon Kastriot Ismailajt.

Lexo edhe: Letra e Brahos: Po synohet destabilizimi i vendit, presion familjarëve të Ismailajt për devijim porcesi

Më shumë

spot_img
spot_img