Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Bashkëshorti u nda nga jeta 11 vite më parë, Alban Ramosaj i “jep leje” publikisht të ëmës: Sille partnerin në shtëpi, unë jam shumë mendjehapur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Antigona Ramosaj, e ëma e këngëtarëve të njohur Alban dhe Beatrix Ramosaj është një ndër nënat më të famshme të momentit në Shqipëri.

Si rrallë herë ajo dhe Albani kanë vendosur që të vijnë në një intervistë krejt ndryshe. Antigona ka rrëfyer vështirësitë që ka hasur pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit 11 vite më parë. Si një nënë e vetme e dy fëmijëve ajo ka treguar sifdat që ka kaluar për të rritur fëmijët e saj pa bashkëshortin.

Duke qenë se kanë kaluar shumë vite nga humbja e babait të tij, Albani tregoi se sa herë i ka kërkuar që ajo mos jetë më vetëm, por të gjejë një partner.

“Kam shumë kohë që i them të sjellë një partner. Tani nuk e di ose unë jam shumë mendje hapur ose është problemi diku tjetër, por dua të them që lumturitë, dashuria, gëzimet duhet të ndahen që të ndjehen akoma më shumë. Sigurisht që jeton me ne, me familjen, fëmijët, por unë për vete kam shumë qejf që të ketë dike”, tha Albani në emisionin “E diela Shqiptare”.

Sot, Antigona feston ditëlindjen dhe nuk kanë munguar as dedikimet e ndjera të fëmijëve të saj për nënën e tyre.

Më shumë

spot_img
spot_img