Që prej fillimit të lidhjes së tyre bashkëshorti turk i Genta Ismajlit, Hysein Usta, gjithmonë e ka treguar dashurinë që ka ndaj vendit tonë.
Së fundmi ai ka publikuar disa foto me të voglën e tyre dhe ajo çfarë na bie në sy është tatuazhi që ai ka në krah.
Usta ka bërë tatuazh simbolin e shqiponjës, gjest i cili padyshim që do të ketë lumtuar pa masë këngëtaren duke marrë parasysh lidhjen e fortë që ajo ka me Shqipërinë.
Kujtojmë se disa muaj më parë çifti u bënë prindër për herë të parë me një vajzë dhe një djalë.