Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
0.5kmh
40 %
Mër
18 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
26 °
E mërkurë, 31 Maj, 2023

Bashkëshorti i 20-vjeçares që u mbyt nga hajdutët rrëfen minutat e tmerrit: Dëgjoja gruan që bërtiste, fëmija qante…

Lajme të ngjashëm

Ka folur për mediat bashkëshorti i 20-vjeçares Karoline e cila u mbyt nga hajdutët gjatë një tentative grabitjeje në shtëpinë e tyre. Ai ka dhënë detaje tronditëse për opinionin publik dhe autoritetet. 32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos, i cili me profesion është pilot helikopteri u kthye në banesën ku ndodhi krimi, i shoqëruar nga tre oficerë policie për të marrë disa sende personale dhe u largua.

Ndërsa dilte, ai tha: Ata do të kapen. Policia di të bëjë punën e saj. Ne u kërkuam të mos na lëndonin.  Atë që kaluam unë dhe familja ime dhe familja e gruas sime, nuk duhet ta kalojë askush tjetër.

“I pashë papritmas para meje. Tre me kapuçë, të mbuluar deri në hundë. Kishin fizik normal. Herë më mbanin mua dhe herë fëmijët. Flisnin shumë mirë greqisht dhe më pyesin vazhdimisht se ku ndodheshin paratë”, tha ai në polici.

“Dëgjova gruan time duke bërtitur për ndihmë të lidhur në shtrat ndërsa unë isha i lidhur në dysheme. Ne bërtisnim që të mos na lëndonin. Fëmija po qante, gruaja ime po qante dhe dikush ose disa njerëz po kërkonin në shtëpi për të gjetur më shumë para dhe bizhuteri. Papritmas ata u larguan nga dhoma ndërsa unë ndalova së dëgjuari zërin e gruas sime”, tregoi ai më tej.


Më shumë