Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Bashkëqeverisje dhe zgjedhje lokale të parakohshme? Rama përsërit ftesën për opozitën: Nuk kam asnjë kufi për bashkëpunimin, por Basha të largohet nga Meta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ftesën për bashkëpunim me Partinë Demokratike.

I pyetur se deri ku mund të shkojë bashkëpunimi, Rama tha se nuk ka asnjë vijë të kuqe, mjafton që Basha të shkëputet nga presidenti Ilir Meta.

“Unë mendoj dhe besoj që duhet të bëjmë një sforco të madhe të gjithë, por në radhë të parë unë, që ta çojmë debatin politik përtej pandemisë duke u munduar ta lehtësojmë nga gjithë marrëzia që e karakterizon dhe mundësisht ta balancojmë energjinë që konsumohet në skenën e debatit politik, për t’u marrë me sherre që nuk prodhojnë asgjë të mirë.

Kjo është një opozitë që deri më tani nuk ka qenë funksionale. Është një ftesë për të hapur një kapitull të ri në politikën shqiptare. Nuk jemi armiq, por jemi për të tejkaluar këtë fazë adoleshence”, tha Rama.

Pjesë nga debati:

Rama: PD duhet të pajtohet me fymën. Nuk kam asnjë kufi për bashkëpunimin.
Fevziu: As për bashkëqeverisje?
Rama: Nuk kam asnjë vijë të kuqe.
Edhe për zgjedhje lokale të parakohshme?
Ftesa është për PD-në, jo për opozitën. Nuk kam asnjë vijë të kuqe. Por Basha të largohet nga Meta, se me Metën do merret parlamenti. Ilir Meta është dënuar nga populli Sovran i Shqipërisë në mënyrën më spektakolare.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img