Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Bashkëpunojnë me krimin", Europol i dorëzon Shqipërisë listën e policëve me SKY

Shkruar nga Newsbomb
"Bashkëpunojnë me krimin", Europol i dorëzon

Askush nuk është i paprekshëm dhe këtë po e vërtetojnë më së miri operacionet dhe arrestimet e bëra nga SPAK përgjatë kohëve të fundit.

Forca goditëse ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit të përfshirë në aktivitetet kriminale është shtuar. Jo më larg se disa ditë më parë në prangat e Policisë ra shefi i krimeve të Komisariatit nr.6 Dedan Gjoni si dhe oficerja e Drejtorisë së Kufirit, Jonida Babameto të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal të Ervin Matës dhe Erzen Breçanit. Ky i fundit ndodhet në qeli, ndërsa Mata së bashku me djalin e ish-drejtorit të Policisë së Tiranës, janë shpallur në kërkim.

LEXO EDHE: GJKKO vendos “arrest në burg” për oficeren Jonida Babameto

Sakaq, burime për Report Tv nga SPAK bëjnë me dije se një numër i konsiderueshëm policësh të tjerë do të bien në pranga.

Mësohet se lidhur me këtë çështje  Europol ka organizuar një takim pak javë më parë një takim me përfaqësues të SPAK dhe Ministrisë së Brendshme, ku janë ndarë shqetësime dhe informacione në lidhje me punonjës të policisë shqiptare që kanë rezultuar përdorues të platformave të koduara dhe të implikuar në bashkëpunim me grupet kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, në disa vende të BE-së.

Europoli i ka dorëzuar SPAK-ut informacione për policët që bashkëpunojnë me grupet kriminale përmes përdorimit të platformave të koduara të mesazheve, SKY dhe Encrochat.

Më herët nga Ministria e Brendshme u tha se të tjera arrestime do të ketë nga radhët e uniformave blu. Sakaq, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se të gjithë efektivët e Policisë do të duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë nënse kanë përdorur “SkyECC” apo “Encrochat” dhe nëse rezultojnë të tillë, do të mbajnë përgjegjësi.

LEXO EDHE: Njoftimi zyrtar i SPAK: Grupi kriminal trafikoi 1 ton kokainë e hashash drejt Evropës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese