Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Bashkëpunimi i Ramës me Bashën, flet Meta: Si mund të jetë pozitive kur ai fton agjentin e Rusisë? Në darkën e ngjalave i thashë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur sot në “Opinion” lidhur me ftesën që i ka bërë këto ditë Rama-Bashës, për bashkëpunim pas datës 25 prill.

Meta tha se nuk është gjë e mirë për vendin që shteti i kapur tani në një dorë më pas të kapet nga dy duar, duke i kujtuar Ramës edhe atë që ka thënë për Bashën, duke e quajtur “agjent i Rusisë”.

Lidhur me darkën e ngjalave në 2013 Meta tha se Rama i kishte premtuar që do angazhohej në integrimin europian të vendit. Kreu i Shtetit garantoi se një darkë e tillë nuk do përsëritet më.

Vangjeli: Keni kontakte me Bashën, keni komunikim me të dhe e dyta a i trembeni një projekti të nisur më parë varësisht rezultatit të zgjedhjeve që mund të sjellë një qeverisje me bazë të gjerë?

Meta: Keni merakun që pushteti të mos jetë në një dorë apo të ndahet në dy duar. Populli shqiptar ka hall që ministrat që të mos bëjnë korrupsion, dhe njerëzit po vdesin nëpër spitale.

Vangjeli: Ka gjasa të ndodh bashkimi PS-PD?

Meta: Nuk kam asnjë merak partie, po ta kisha rrija te PS.

Vangjeli: Mirë do kishit bërë po të rrinit.

Meta: E di shumë mirë ti që Nano më tha hajde bëhu kryetar partie bëhu kryeministër dhe më bë president dhe i thashë jo sepse presidenti duhet me konsensus sipas një rezolute të BE. Ndaj i thashë thirri mendjes, bëhu ti kryeministër për president me konsensus. Për mua ka rëndësi që çdo votë të numërohet.

Fevziu: Rama thotë dhe fton Bashën në bashkëpunim pas 25 prillit për vendin është mirë apo keq?

Meta: Si mund të jetë mirë që Edi Rama të ftojë në bashkëpunim agjentin e Rusisë?

Fevziu: Dhe ju thoshit që Basha gënjen për orën dhe Basha ju tha trgtar i Venedikut ju me Ramën desh u vratë dhe hëngrët ngjala.

Meta: Atë të ngjalave e sqarojmë herë tjetër.

Fevziu: Kam frikë se mos ma zgjedh dhe prap ulesh ha ngjala dhe del ndonjë koalicion i çuditshëm.

Meta: Unë s’kam alergji për Ramën ma sill kur të duash. Unë si Ilir Metë, ta dëgjoj dhe Ruçi, te dhoma e luleve në kryeministri, ai me Gramozin unë me Petrit Vasilin për darkë, dhe i fola rëndë. I them dëgjo Rama më çmende se është fatkeqësi për këtë vend që kam bërë marrëveshje me të gjithë ju dhe mbas 27 vitesh doli Berisha më seriozi. Vendi duhet të kishte prodhuar politikanë të rinj. Me doktorin s’më ndani dot.

Fevziu: A rrezikon një tjetër darkë ngjalash?

Meta: Nuk ekziston mundësia që të rri vetëm me atë për një darkë se ai e keqpërdor këtë unë e pres në zyrë dhe në takim që të bashkëpunojë. Kulisat nuk ekzistojnë asnjëherë. Ai në darkë më dha fjalën që do angazhohet për integrimin europian, e dyta i kam vënë këtë kusht, këto 3 ligjet do i votosh që tani që mund të ndodhë që PD mund të marrë pakicën e duhur dhe të bllokojë.

Fevziu: Po pse duhet të hanit darkë dhe jo takim në zyrë?

Meta: Po ç’lidhje ka?

Vangjeli: Mendoni se po gatuan ngjala Rama me Metën dhe do ua servirin juve?

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img