Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Bashkëpunim me Ramën?! Kreshnik Spahiu: Lulzim Basha nuk shkëputet kurrë nga Berisha dhe Meta, se përfundon si Azemi ose Olldashi

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Basha nuk shkëputet kurrë nga Berisha dhe Meta, sepse përfundon si Azemi ose Olldashi.”

Kështu shkruan analisti dhe politikani Kreshnik Spahiu, për mundësinë e një bashkëpunimi mes PS dhe PD. Ky koment i tij vjen pas deklaratës që bëri dje kryeministri Rama, i cili tha se është gati për bashkëpunim “pa kufij” me PD.

Sipas Spahiut, zgjedhjet lokale për bashkitë nuk do të mbahen para 2023, kur dhe është afati zyrtar, si dhe jep dy arsye pse sipas tij s’do ketë qeveri kooalicioni PS-PD.

“1- Harrojeni që të ndodh krijimi i një qeverie koalicioni PD-PS për dy arsye:
– PS ka 77 vota dhe s’ka nevoj për asnjë parti në qeverisjen 4 vjeçare.
– Basha nuk shkëputet kurrë nga Berisha dhe Meta, sepse përfundon si Azemi ose Olldashi.

2 – Zgjedhje lokale për bashkitë nuk do ketë para vitit 2023. Kjo ndodh për shkak se nuk pranon PD dhe jo PS. Nëse do bëheshin zgjedhje lokale në këto momente Partia Demokratike është e shpartalluar nga humbja dhe fiton vetëm Bashkinë e Tropojës”, shkruan Spahiu.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img