Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bashkëfshatari bën për spital kryeplakun e fshatit në Klos

Shkruar nga Newsbomb
Bashkëfshatari bën për spital kryeplakun e fshatit në Klos

Kryeplaku i fshatit Ket, në Klos, Sali Muça është dhunuar nga një bashkëfshatar. Burime për mediat bëjnë me dije se Muça është goditur nga Besnik Muça, djali i Vebi Muçës me të cilin ka pasur edhe konflikte.

Muça është dërguar në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë në një prononcim për “Neës 24” ai i ka bërë thirrje drejtësisë që të marrë masa lidhur me këtë çështje.  Zanafilla e sherrit mes Sali Muçës dhe Vebi Muçës është bërë një gurore.

“Kam qenë në kanalin vaditës, kur vjen Besnik Muça i cili ka ardhur menjëherë, më ka goditur me grushte disa herë, në fytyrë e në trup. Më pas është larguar. Unë kam ardhur në spital. Nuk kemi pasur konflikte e asgjë, me djalin. Por djali i tij merret me gurore, me pyje, për dëmtime me shumë gjëra në fshat, që ne nuk jemi dakord. Ai është një tip mashtruesi.

 Nga dhuna isha mbuluar me gjak, kam bërë kallëzim penal ne polici. Mbrëmë gjithë natën kam qëndruar në spital për mjekim, po ashtu edhe sot jam për mjekim. Nuk di nëse është marrë masë, por unë kam bërë denoncim direkt. Kërkoj të merren masa nga drejtësia, asgjë më shumë, por vetëm të zbatohen ligjet e shtetit”, ka thënë ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese