Hapësire reklamuese

Politikë

Bashkëbisedimi me demokratët, Afrim Krasniqi "shpërthen" ndaj Ramës: Ka 13 vite që nuk bën as zgjedhje formale për veten, por gjen kurajo të japë leksione demokracie për të tjerët

Shkruar nga Newsbomb
Bashkëbisedimi me demokratët, Afrim Krasniqi

Politologut Afrim Krasniqi nuk i ka pëlqyer veprimi i kryeministrit Rama, i cili mesditën e sotme në një lidhje "live" iu drejtua demokratëve duke iu folur për atë që po ndodh në PArtinë Demokratike.

Sipas Krasniqit, Rama ka 13 vite që nuk bën as zgjedhje formale për veten, 70% të stafit të partisë i ka të emërua, 67% e rinisë do të emigrojë, por sërish kryeministri gjen kohë dhe kurajo të japë leksione demokracie për të tjerët.

"Ka 13 vjet që nuk bën as zgjedhje formale për veten, mbledhjet e partisë i bën tek Xibraku, mbledhjet e qeverisë tek restoranti i peshkut, 70% të stafit të partisë e ka të emëruar, 67% e rinisë do të emigrojë, dhe AI gjen kohën & kurajon të japë leksione demokracie për të tjerët", shkruan Krasniqi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll