Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bashkë për digjitalizimin e turizmit dhe mjedisit

Shkruar nga Newsbomb
Bashkë për digjitalizimin e turizmit dhe mjedisit

Vodafone Albania dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nënshkruan sot marrëveshjen e

bashkëpunimit “Për zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor dhe promovimin e turizmit në Shqipëri”.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje, që u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone

Albania, Katia Stathaki dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, është angazhimi

dhe promovimi i nismave e programeve gjithëpërfshirëse turistike e mjedisore, që do të

ndërmerren nga palët, bazuar në teknologjitë dhe veprimtarinë e Vodafone Albania në të gjithë

Shqipërinë.

Në fjalën e saj, Drejtoresha e Vodafone Albania, Katia Stathaki, theksoi: “Vodafone ka

kontribuar në promovimin e Shqipërisë për 21 vite, nëpërmjet rrjetit Vodafone, i cili lidh njerëzit

nga Vermoshi në Konispol. Përmes këtij memorandumi hedhim një hap përpara, duke vënë

kanalet tona në dispozicion të promovimit të mundësive të mrekullueshme që Shqipëria ka

mundësi t’u ofrojë turistëve. Por sot jemi këtu edhe për mjedisin. Projekti ynë më i ri është

pikërisht riciklimi i baterive konsumatore.”

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, tha: “Ne e përdorim telefoninë mobile për të

folur me njëri-tjetrin, por është fantastik ky bashkim që kemi këtu sot, për ta bërë Vodafone-in

edhe një mjet komunikimi mes vendeve. M’u duk fantastike ideja se si ne mund të

bashkëpunojmë, si në sektorin e mjedisit, edhe në atë të turizmit, në radhë të parë për të

promovuar Shqipërinë turistike. Jam e mbresuar shumë pozitivisht edhe nga dimensioni mjedisor

që përpiqeni të zhvilloni si Vodafone, duke ju falenderuar për mbështetjen që i keni bërë edhe

planit të pastrimit kombëtar.”

Programet që përfshihen në këtë marrëveshje bashkëpunimi kanë si qëllim të kontribuojnë në

zhvillimin dhe mbrojtjen e një mjedisi e planeti të qëndrueshëm, nëpërmjet fushatës

#switchtogreen (disa nga aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të këtij programi janë “Dita e

Tokës”, ndalimi i qeseve plastike, zhvillimi i kartave Vodafone ECO-SIM me material të

riciklueshëm); do të promovojnë, përmes teknologjisë e shërbimeve që ofron Vodafone Albania,

turizmin në Shqipëri si dhe identifikimin e “perlave të fshehura” në vendin tonë, jo vetëm nga të

huajt, por edhe nga shtetasit shqiptarë (fushatat do të jenë digjitale, por dhe duke qenë të

pranishëm në pika kyçe turistike, nëpërmjet ofrimit të paketave Tourist Pack; do të

ndërgjegjësojnë qytetarët për riciklimin e baterive familjare sipas parametrave dhe rregullave

evropiane (pogrami do të pilotohet në 48 dyqane të Vodafone, në Tiranë dhe Elbasan, e do të

zgjerohet më tej në të gjithë Shqipërinë).

Digjitalizimi i industrisë së turizmit në Shqipëri, në kuadër të zhvillimit ekonomik e përmirësimit

të cilësisë së jetës, është misioni që po bën bashkë Vodafone Albania dhe Ministrinë e Turizmit

dhe Mjedisit.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është e angazhuar për hartimin dhe zbatimin e politikave që

synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe promovimin e vendit si një destinacion turistik

tërheqës.

Vodafone Albania angazhohet të mbështesë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të

prezantuara nga Kombet e Bashkuara, duke e vendosur teknologjinë në shërbim të realizimit të

objektivave për një të ardhme më të mirë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.