Bashkë në Vlorë për Ditën e Flamurit, Meta përshëndet Ramën, kryeministri nuk kthen as kokën (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:52 28-11-2020 Bashkë në Vlorë për Ditën e Flamurit, Meta përshëndet Ramën, kryeministri nuk kthen as kokën (VIDEO) Momenti kur Meta pershendet Ramen

Kryeministri Rama, Presidenti Ilir Meta dhe Kryeparlamentari Gramoz Ruçi kanë qenë paraditen e sotme në Vlorë, ku kanë marrë pjesë në ceremoninë shtetërore për 28 Nëntorin, Dita e ngritjes së Flamurit kombëtare dhe Pavarësisë.

Të dy, si Rama dhe Meta dhanë mesazhe bashkimi për gjithë popullin shqiptar, por jo për vetë ata. Dy krerët e shtetit kanë qenë të përçarë këtë 28 Nëntor, si reflektim i përplasjeve të fundit politike mes tyre.

Në videon e mëposhtme, duken Ruçi, Meta dhe Rama teksa bëjnë nderime te Sheshi i Flamurit, dhe në momentin kur ndahen, Presidenti përshëndet me dorë Ruçin dhe kryeministrin. Kryeparalamentari ia kthen përshendetjen Metës, ndërsa Rama nuk e përfill fare.

Kryeministri nuk lëviz as kokën për të parë aleatin e dikurshëm dhe vazhdon rrugën drejt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E TRISHTË/ Covid-19 i merr jetën një tjetër mjeku, i shtruar prej një jave në Spitalin Infektiv
U ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, Ardit Spahiu është kunati i Erion Alibej, porositësit të disa vrasjeve në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.013223886489868
array(1) { ["section"]=> string(103) "bashke-ne-vlore-per-diten-e-flamurit-meta-pershendet-ramen-kryeministri-nuk-kthen-as-koken-video-229429" }