Hapësire reklamuese

Politikë

Bashkë me Ramën dhe Metën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Lulzim Basha: Qeveria po reflekton propozimet e opozitës, por shumë ngadalë

Shkruar nga Newsbomb
Kryedemokrati Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë mbrëmjen e sotme se qeveria po reflekton disa nga kërkesat që ai ka parashtruar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pak ditë më parë, kur merrte pjesë kryeministri Rama dhe presidenti Meta.

Në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Basha ka thënë se reflektimi i qeverisë është shumë i paktë dhe shumë i ngadaltë, dhe sipas tij, nëse refelktimi do jetë i vërtetë atë duhet ta ndjejnë qytetarët.

“Po shikoj reflektim, por është reflektim shumë i ngadaltë dhe shumë i pakët, për të përdorur shprehjen "to little  too late". Nuk kemi kohë për të humbur. Reflektimi është i pakët, është i ngadaltë dhe në shumicën e rasteve mbetët në letër. Reflektimi i vërtetë është në qoftë se është i zbatueshëm, zbatohet dhe qytetarët e ndjejnë përmirësimin që duhet të sjellë. Fjala bie, në qoftë se tre javë më përpara kemi propozuar këtë paketë masash me tre komponentë kryesorë: shëndetësinë, familjet në nevojë dhe ekonominë, pse është humbur kjo kohë?

Kur do të përfitojnë këta njerëz paratë për të cilat kanë nevojë, likuiditetin pa të cilin nuk mund të rritet konsumi, pa të cilin nuk mund të marrë frymë ekonomia, pa të cilin nuk mund të luftohet kjo pjesë e rëndësishme e frontit që është kriza ekonomike dhe që po troket edhe si rezultat I krizës së koronavirusit. Pra ka vonesa, ka shumë fjalë e pak veprim. Ka qartësisht një hendek midis asaj që thuhet dhe asaj që bëhet. Kjo duhet të marrë fund”, tha Lulzim Basha, kreu i PD.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll