Hapësire reklamuese

Politikë

"Bashkë Fitojmë" kërkon filmimet e tavolinave të numërimit në Rrogozhinë dhe Belsh: Kutitë e burgut u dhanë fitoren kandidatëve të PS

Shkruar nga Newsbomb
"Bashkë Fitojmë" kërkon filmimet e tavolinave të

Koalicioni "Bashkë Fitojmë" i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t'i vërë në dispozicion pamjet filmike të dy KZAZ-ve, nr.43 dhe nr.45, për votat e kryetarëve të bashkive Rrogozhinë dhe Belsh. Kjo, pasi ky grupim ka dyshime për manipulim të votave.

"Rezulton nga informacionet e marra se në Bashkinë Rrogozhinë, diferenca mes kandidatit të Koalicionit "Bashkë Fitojmë" dhe kandidatit të PS, ishte në favor të kandidatit tonë me 50 vota, deri në , ishte në favor të kandidatit tonë me 50 vota, deri në çastin kur u hap dhe u numërua kutia e fundit, ajo e burgut, që rezultoi dhe kutia e cila i dha fitoren dhe çlirojë kandidatin e PS", thuhet në kërkesë.

"Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në Bashkinë e Belshit, ku diferenca e kandidatëve ka qenë e tillë sa kutia e burgut, të njohur si Burgu i “Lushnjës” ose Burgu i “Kosovës”, ka bërë diferencën ose ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final për kryetar bashkie në Belsh, në dëm të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, vijon shkresa.

Për këtë arsye, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i ka kërkuar KQZ-së:

  • – Vënien në dispozicion sa më shpejt të filmimeve të tavolinave në Grupet e Numërimit në KZAZ nr.43 dhe në KZAZ nr.45 për votat e kryetarëve të bashkive Rrogozhinë dhe Belsh.
  • – Vënien në dispozicion të filmimeve të kamerave të qendrës së votimit të IEVP-ve në Rrogozhinë dhe Belsh.
  • – Vënien në dispozicion të vendimeve për lejen e votimit të zgjedhësve të IEVP-ve në Rrogozhinë dhe në Belsh.

Ky është ankimi i dytë që paraqitet në KQZ nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, pas atij për rezultatin në Bashkinë e Maliqit, ku pretendohet se ka pasur parregullsi në fletët e votimit që janë numëruar në KZAZ nr.70 Bashkia Maliq, për kryetar bashkie dhe këshillin bashkiak.

[gallery columns="1" link="none" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="702497,702498"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese