Hapësire reklamuese

Politikë

“Bashës i kanë dalë kundër 90% e strukturës”, Aldo Bumçi tregon dy kushtet e bashkimit të PD

Shkruar nga Newsbomb
“Bashës i kanë dalë kundër 90% e

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi  deklaron se 90% e strukturave nuk e mbështesin kreun e PD Lulzim Bashën.

Ai tregoi në një intervistë mbrëmjen e sotme në “ABC News” se dy janë kushtet që mund të bashkojnë demokratët: vota dhe largimi i Bashës pas humbjes së zgjedhjeve vendore të 6 marsit.

“Historia është shumë e qartë. Në 11 dhjetor 80% të strukturave të PD vendosën shkarkimin e zotit Basha. Për fat ne patëm edhe zgjedhje. Dhe nuk jemi më në dy realitete. Në zgjedhje ne kemi marrë 70% të votuesve.

Zoti Basha garonte me logon e PD. 90% e strukturës së PD është kundër Bashës. Bashkimi ndodh mbi dy shtylla; është vota, nuk shpikim dot një mekanizëm tjetër dhe tjetra janë rregullat e bashkëjetesës. Këto rregulla janë dy kushtet për bashkimin e demokratëve”, deklaroi Bumçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.