Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
46 %
1.5kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Bashën e presin qindra qytetarë në Vorë: E shikoni si ju kanë katandisur, 8 vite premtime të pambajtura

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha është pritur nga qindra mbështetës të PD në takimin e radhës elektoral të zhvilluar në Vorë.

Në fjalën e tij para qytetarëve të Vorës, Basha tha se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim për 8 vite, duke e katandisur Vorën në gjendje të keqe.

“Teksa dielli perëndon, fushata jonë, turi ynë drejt ndryshimit vazhdon pandalur çdo ditë e çdo natë. Rrugët e Vorës i njoh pëllëmbë për pëllëmbë, falë kryetarit të bashkisë që ka merituar besimin tuaj për gjithë këto vite. E shikoni si e kanë katandisur Vorën, shikoni sa të pashpirt janë, edhe me ata që humbën strehën prej tërmetit. 8 vite dështime dhe premtime të pambajtura, dhe tani merr guximin të kërkojë edhe 4 vite të tjera. Shqiptarët e kanë marrë vendimin, ai duket në sytë tuaj, dëgjohet në brohorimat e shqiptarëve.

Çmimi i naftës është rritur në mënyrë të tmerrshme. Më 25 prill të largojmë Ramën me votën e shqiptarëve të bashkuar, është në dorën tonë t’i shërbejmë fëmijëve tanë dhe të mos i lëmë nënat e gratë tona me zemër të ngrirë. Me rindërtimin, Rama ndau disa të njerkës dhe disa të nënës. Do i japim fund mafies së trojeve. Më 25 prill votoni numrin 9, bashkë për ndryshim. Vora fiton, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha.


Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img