Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bashën e 'masakrojnë' në komente: Liro vendin, more në qafë demokratët se s'je për këtë punë

Shkruar nga Newsbomb

Një numër i madh ndjekësish të kryedemokratit Lulzim Basha në rrjetet sociale nuk kanë ngurruar të shprehin hapur pakënaqësitë për lëvizjet politike të tij, duke i kërkuar madje edhe të largohet nga kreu i PD-së.

Në statusin e fundit të Bashës të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook rreth 8 orë më parë, bie në sy një numër i lartë komentuesish që i kërkojnë Bashës të largohet nga drejtimi i PD-së, pasi gjykojnë se lëvizjet politike të tij “po marrin në qafë partinë dhe demokratët”.

“Z.Basha lëri fjalët fillo me vepra protesta madhështore ose liroi vendin për KP tjetrit”, i shkruan një ndjekës.

Ndërsa një komentues tjetër i shkruan:

“Luli ..je bërë për gjynah e kupton që shkatërrove PD komplet ke humbur 4 herë deri më sot ...sa duhet të humbasë një njeri që ti lirojë vendin një tjetri që është më i aftë se AI ...është nder të ikësh me nder ...Mjaft Lul ...ka shumë nga PD të cilet do ta ngrinin këtë parti në piedestal ...LULI IK ....”

“Zoti Luli, nuk të vjen turp që Meta vetëm me një konferencë për shtyp të spostoi dhe të futi në fund të rreshtit?? Je apo nuk je kryetari i partisë më të madhe opozitare?? Nga dita e djeshme nuk e di se si u dukesh demokratëve të vërtetë. Në 2017 kishe ne plan se si do ktheje ata demokratë që kishin lënë PD për LSI në shtëpi, por ky plan jo që nuk po funksionon, por më shumë demokratë po e lënë PD për LSI sepse kanë më shumë besim ke Meta si kryetar i opozitës se sa ju. Uluni ne dialog boll me protesta dhe ultimatume se më shumë humbje do pësosh. Njerëzit janë të lodhur nga kjo lloj politike. Turizmi ka marrë një goditje të madhe dhe kjo ndikon tek të gjithë qytetarët”, i shkruan një tjetër.

“O kryetar për fondacionin Soros që ka hartuar komplet të ashtuquajturën Reformë në Drejtësi, do bëjmë ndonjë deklarate? Apo mjafton Presidenti dhe kaq? Më mirë vonë sesa kurrë”, shkruan një ndjekës.

“More në qafë të gjithë PD o Lul, po jep dorëheqjen se sje për këtë punë nuk po nxjerr gjë në dritë si kryetar”, shkruan dikush tjetër në morinë e komenteve negative ndaj Lulzim Bashës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll