Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Basha zhvillon takim te sheshi i Teatrit Kombëtar, Budina i bën dhuratë maketin e godinës së shembur: Kryeministri i ardhshëm do e bëjë siç ishte

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim elektoral në sheshin ku ndodhej godina e Teatrit Kombëtar.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe një pjesë e artistëve që protestuan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar si Robert Budina, Mehdi Malkaj, Neritan Liçaj dhe pedagogu i njohur Artan Fuga.

Regjisori Budina i ka bërë edhe një dhuratë kryedemokratit Basha, maketin e godinës së shembur.

“Kemi një dhuratë për kryeministrin e ardhshëm, që unë do ta zbuloj me shumë dashamirësi. Rikthimi i Teatrit Kombëtar është rikthim i disa vlerave të qytetarëve, rikthimi i vlerave të kulturës”, tha Budina.

Ndërsa Basha i premtoi artistëve se do të rindërtojë teatrin siç ishte, ndërsa tha se do të çojë para drejtësisë ata që e shembën.

“Ky monument i gjallë me të vërtet u shemb pabesisht. Ky simbol nuk do të jetë një ngacmues i dhimbjes së natës së errët të 17 majit, por një kujtues deri sa teatri të ngrihet siç ishte. Nënshkrimi im nuk parashikon vetëm ringritjen siç ishte, por edhe çuarjen para drejtësisë nga urdhëruesi te zbatuesi”, u shpreh Basha.

drgergh4h4h
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img