Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Basha zbulon se kush i ka dalë GARANT për zbatimin e marrëveshjes me Ramën

spot_img

Lajme të ngjashëm

c96d6b5ffd63e83140b611c013777733

Kreu i PD Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët në selinë blu se cila është garancia e tij që ajo marrëveshje e firmosur dje në letër me mazhorancën, do zbatohet?

 

Kryetari i PD e pranoi se me ‘Ramën ka zero garanci’ por këtë herë, mesa duket, garanti i Bashës është faktori ndërkombëtar.

“PD është në këtë betejë për qytetarët se po të na pyesësh ne nuk ka asnjë garanci me Edi Ramën, zero garanci por forca jonë është te qytetarët dhe faktori ndërkombëtar. Kam besim se çdo zvarritje për të zgjatur ditët e së keqes do ketë një përgjigje qytetare dhe ndërkombëtare.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër s’ka nevojë as për rregulla zgjedhore as për program zgjedhor, rregullat e tyre janë shitblerja e votës, kërcënimet. Programi i tyre është tepsia dhe kjo është arsyeja pse e kanë zvarritur reformën zgjedhore.

Gjendemi në një situatë të vetëdijësimit të faktorit ndërkombëtar, të vetëdijësimit të shqiptarëve dhe ne kemi detyrimin e privilegjin ta drejtojmë këtë betejë deri në përfundimin e saj me sukses”, u shpreh Basha ndërsa theksoi se i qendron kërkesës së mëparshme për qeveri tranzitore.

“Absolutisht ne i qendrojmë të gjitha cështjeve të rakorduara më 23 prill me opozitën e bashkuar ku qeveria tranzitore si garante e vullnetit të zgjedhjeve është kërkesa jonë kryesore. Do i qendrojmë plotësisht”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img