Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Basha ZBULON në emision se pse Rama i bën atij ftesa të njëpasnjëshme për bashkëpunim: Dëshiron të bëhet pjesë e…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka treguar njëherë e mirë arsyen se pse sipas tij Kreu i Qeverisë i bën ftesë për bashkim apo bashkëpunim.

Basha i ftuar te “Të paekspozuarit” tha se Rama ka kuptuar që do të humbasë dhe kështu kërkon që të bëhet pjesë e qeverisë së tij të ardhshme, pas 25 prillit.

Megjithatë kreu i PD u shpreh i qartë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë.

Pyetje: Pse ua bën këtë ftesë Rama?

Basha: Gjitë fushata e tij është satelit rreth meje. Po ç’u kujtua tani ai që të më bëjë ftesë mua. E di që është i humbur dhe kërkon të hapë një deriçkë për t’u bërë pjesë e qeverisjes sonë. Ky njeri kurrë nuk mund të jetë pjesë e bashkëqeverisjes sonë. Në mënyrë të prerë jo. Shqipëria nuk mund të ndryshojë me Edi Ramën. E kam parë nga fër besimin e njerëzve te ndryshimi që po vjen. Dhe ai e ka ndjerë dhe është një marifet i fundit i tiji. Qeverisja jonë do të jetë me aleatët.   

Rakipi: Po nëse nuk i merrni 70+, as me LSI, do bashkoheni me Ramën?

Basha: Shanset e një njeriu që për 8 vite të jetë pjesë e qeverisjes sime është zero.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img