Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Basha zbulon kush do të drejtojë “Çadrën e Lirisë” gjatë vizitës së tij në SHBA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në një lidhje direkte me emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, i pyetur  nga gazetarja Anila Basha se kush do të drejtojë “Çadrën e Lirisë” gjatë vizitës së Bashës në SHBA,  ai dha një përgjigje me të cilën përveçse gazetarët në studio, qeshi dhe vetë kryetari i Opozitës.

“Ata që e drejtojnë edhe kur unë jam këtu, fryma e shenjtë e besimit në zgjedhje të lira dhe të ndershme në liri dhe demokraci…qytetarët”, u përgjigj Basha duke vënë buzën në gaz.

Ndërsa i pyetur sërish nga drejtoresha e newsbomb.al nëse mund të krijohet një koalicion parazgjedhor me LSI-në për të fituar zgjedhjet, Basha u përgjigj shkurtimisht. “Jo Anila nuk mendojmë fare për LSI-në apo PS-në,  kemi koalicionin tonë dhe po zgjerohet dita-ditës”,-u shpreh Basha.

E pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga se me kë parti po zgjerohet, Basha u përgjigj, “Është një parti që është bashkuar kohët e fundit, Partia Europianiste për Integrim që përfaqëson interesat Rome dhe Egjiptiane, që ka qenë në koalicionin e Ramës por që s’bëri asgjë për to”. Më tej Basha shtoi se Partia Europianiste për Integrim  është partia e 25 që i bashkohet koalicionit të Partisë Demokratike. /Newsbomb.al/  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img