Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
69 %
0.5kmh
75 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Basha zbardh takimin me Sorecën dhe ambasadorët e vendeve të BE: Do të kërkojmë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore dhe ndëshkimin e fajtorëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Ai thotë se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike, ndaj PD do të bëjë gjithçka që vendi ynë të eci përpara në këtë rrugëtim kaq të rëndësishëm për qytetarët.

Basha u shpreh para ambasadorëve se do të kërkojë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.

“Diskutime të frytshme sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Integrimi Europian i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike, ndaj do të bëjmë gjithçka që vendi ynë të eci përpara në këtë rrugëtim kaq të rëndësishëm për qytetarët tanë. Për ne BE do të thotë votë e lirë, pavarësi e institucioneve, liri dhe pavarësi e mediave, ndarje e politikës nga krimi dhe luftë ndaj korrupsionit. Pa këto nuk mund të ketë as zhvillim, as integrim dhe as demokraci. 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe për Partinë Demokratike nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur. Prandaj ne do të kërkojmë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend”, shkruan Basha.

Më shumë


spot_img








spot_img