Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
100 %
1kmh
40 %
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
16 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Basha viziton familjen e dëmtuar nga tërmeti, kryedemokrati: Kjo plagë nuk është lehtësuar, por është bërë dhe më e rëndë nga braktisja e shtetit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në përvjetorin e dytë të tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, ka vizituar familjen e Nexhmije Shkallws, që jeton ende në banesën e rrënuar, ndërsa përcolli një mesazh për të gjithë ata që humbën familjarët e të dashurit e tyre, por edhe për të gjithë shqiptarët.

Basha tha se kjo plagë nuk është lehtësuar në këto dy vite, por është bërë më e rëndë nga braktisja e qeverisë, duke shtuar se duhen vënë para drejtësisë përgjegjësit për jetët e humbura.

Lulzim Basha: Si je?

Nexhmije Shkalla: Mirë se na erdhët! Lulzim

Basha: Mirë se të gjej!

Nexhmije Shkalla: Ju lumshin këmbët!

Lulzim Basha: Faleminderit! Si ke qenë këto kohë, sa kohë u bë kështu?

Nexhmije Shkalla: Që dy vite .

Lulzim Basha: Ça ndodhi që nuk ju sollën ndihmë?

Nexhmije Shkalla: Nuk e di, unë shkova aplikova atje dhe erdhën, unë s’kam qëlluar në shtëpi fare. Se çfarë kanë shkruajtur ka qenë vetëm ky.

Lulzim Basha: Në shtëpi ka qenë vetëm Kujtimi?

Nexhmije Shkalla: Ky nuk di më thënë as emrin, asnjë gjë.

Lulzim Basha: Tërmeti kishte dëmtuar shtëpinë ndërkohë.

Nexhmije: U dërrmua komplet. Shkova në Fier, ndejta në Fier. Biles i kam bërë vjet, jam futur deri këtu ca riparime. Është e kotë, kur të hy sëmundja të hy.

Basha: Kujtim më bëhet qejfi që të pash!

Kujtim Shkalla: Rrofsh!

Lulzim Basha: Të jesh i fortë! Kemi ardhur sot tek ju se është një familje simbolike për sa i përket harresës dhe braktisjes 2 vjet pas tragjedisë të 26 nëntorit. Dua dhe një herë nga zemra në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike, deputetëve tanë, të gjithë demokratëve tu ofroj ngushëllimet më të ndjera, bashkë me urimin që zoti të ju japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe në humbjen e të afërmve të tyre. Jemi të vetëdijshëm po kështu që ka kaluar 2 vjet dhe kjo plage nuk është lehtësuar, por është bërë dhe më e rëndë nga braktisja. Sepse kjo është koha për të kujtuar sesi 2 vjet më parë dhe 2 vjet në vazhdim njerëzit u braktisën, u lanë në mëshirë të fatit.

Një pjesë e madhe prej tyre sot janë akoma në çadra, kanë kaluar dimrin e dytë në çadra, po hyjnë në dimrin e tretë në çadra. Për të kujtuar sesi ndonëse fatkeqësia nuk i ndau njerëzit në të djathtë dhe të majtë, qeveria i ndau njerëzit në të djathtë dhe të majtë. Dhe se si shumë banorë të Durrësit, të Fushë Krujës, të Thumanës, të Kurbinit vazhdojnë dhe sot e kësaj dite të paguajnë indiferencën e qeverisë e cila i ka varfëruar, i ka futur në borxh dhe i ka shkatërruar edhe një jetë që nuk ishte normale dhe para tërmetit. Një qeveri sadopak e përgjegjshme sot nuk do të mburrej me ndihmën bujare të donatorëve, të cilëve duhet tu shpreh mirënjohjen në këtë 2 vjetor të 26 nëntorit, por do të kishte anuluar çdo shpenzim tjetër në veçanti shpenzimet e luksit dhe shpenzimet e koncesioneve të panumërta e të PPP-ve për tu ardhur në ndihmë atyre që janë më shumë në nevojë. Mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti e në veçanti atyre që kanë mbetur pa strehë e që janë në kushte të mjera ekonomike apo në rrethana të rënduara shëndetësore siç është dhe rasti juaj zonja Nexhmie me bashkëshortin, me Kujtimin në një gjendje të sëmurë dhe të paralizuar prej më shumë se 2 vjetësh.

Ndaj ky është momenti që të rinovoj dhe një herë zotimin tim dhe të demokratëve shqiptarë për të sjellë një orë e më parë një ndryshim në Shqipëri sepse të gjitha këto çfarë kanë ndodhur dhe që kanë qenë jashtë kontrollit dhe janë jashtë kontrollit të njeriut janë vetëm gjysma e tragjedisë. Gjysma tjetër e tragjedisë e cila nuk ka zgjatur për disa minuta siç zgjati tërmeti, por ka zgjatur për 2 vite me radhë është njerëzore ose më mirë të themi është ç’njerëzore dhe është harresa është braktisja. Është shpërdorimi kriminal i pushtetit dhe i fondeve të pushtetit që të gjithë e pamë se kishte një qëllim. Të ju mbanin të lidhur pas vetes dhe të ju përdornin si mish për top në masakrën zgjedhore të 25 Prillit.

Ndaj sot dhe një herë dua të ju ofroj të gjithë atyre që humbën njerëzit e tyre më të dashur, lutjet e mia, të familjes sime, të gjithë bashkëpunëtorëve dhe miqve të mi që shpirti tyre të prehet në paqe, që zoti të ua lehtësoj sado pak dhembjen, ndërkohë që çdokujt tjetër që vazhdon të vuaj pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të para 2 viteve dua tu them që tashmë përgjegjës nuk është natyra, por është papërgjegjshmëria njerëzore. Është papërgjegjshmëria politike. Është papërgjegjshmëria e keqqeverisjes që kemi mbi kokë. Le të jetë kjo një ditë falënderimi për çdo shqiptarë që iu gjend pranë vëllezërve dhe motrave të tyre, por dhe për të tjerët që na u gjendën pranë.

Më shumë




spot_img








spot_img