Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Basha vizitë në familjen e re, shpjegon programin ekonomik të PD-së: Nuk janë premtime por angazhime

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5eb1a07b6ec77c4bc9674b5afd171d03

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vizituar sot një çift të sapomartuarish, Mikel Kungulli dhe Xhesika Rusi.

Basha në banesën e çiftit të sapomartuar ka shpjeguar Programin Ekonomik të PD-së.

Kryedemokrati tha se Partia Demokratike nuk bën premtime por merr angazhime të patjetërsueshme të cilat do t’i bëjmë realitet

“Për ekonominë, dhe po se ndalёm këtë plagë vendi shkon drejt një gremine totale. Na duhet jo tё bёjmё fjalё por punë për këtë, ndaj dhe programi nuk parashikon premtime, por angazhimet tё cilat kanё nё fokus familjet, çiftet e reja dhe rininё. Cilёt janё problemet tuaja kryesore. Problemi i parё ёshtё punёsimi.

E dyta është mundësia për të blerë një shtëpi. E treta është për të pasur mbështetje për fëmijët për të planifikuar familje sepse çdo fëmijë vjen me një kosto shtesë për familjen, duhet të ketë një mbështetje të vazhdueshme. Me planin tonë ekonomik ne i gjendemi pranë të rinjve dhe në veçanti familjeve të reja, çifteve të reja si ju, nga fillimi e deri në vazhdimësi. Si i gjendemi pranë ?  E para, për çdo fëmijë të porsalindur do të jepet çdo muaj një përkrahje prej 30 mijë lekë të vjetra. Nuk është ndonjë shumë mrekulli por është një shumë e mjaftueshme për të përballuar kostot shtesë që sjell një fëmijë i porsalindur deri në moshën 5 vjeç, muaj për muaj 30 mijë lekë të vjetra për çdo fëmijë të porsalindur. Nga njëra anë kjo ju mbështet ju si çifte të reja me koston shtesë që sjell një fëmijë i ri që sillni në jetë dhe nga ana tjetër ndihmon për të luftuar plakjen, sepse popullsia shqiptare po plaket si rezultat i emigracionit dhe si rezultat i rënies së madhe të lindjeve. Sepse në qoftë se një çift i ri nuk i ka mundësit ekonomike kuptohet qe mendohet 10 here para se të mendoj të filloj nis familjen, të bëj planifikimin familjar. 30 mijë lekë të vjetra pra 3 mijë lekë të reja në muaj për çdo fëmijë të porsalindur deri në moshën 5 vjeçare,” tha Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img