Hapësire reklamuese

Aktualitet

Basha uron Pavarësinë e SHBA me FOTO nga protesta: Dua ta nis këtë ditë me citimin e famshëm

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përçuar urimin e tij me rastin e 243-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve.

 

Basha ka zgjedhur një foto nga protestat e opozitës, ku janë të pranishëm flamujt amerikanë.

Ndërkohë, në mesazhin e tij, Basha ka publikuar citimin e famshëm nga Deklarata e Pavarësisë.

Mesazhi i plotë:

Të dashur miq,

Këtë 4 korrik dua ta nis me më të famshmin citim nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

Ne i konsiderojmë të mirëqena këto të vërteta:

Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë,

Se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme,

Mes të cilave janë Jeta, Liria dhe Ndjekja e Lumturisë.

Se për të siguruar këto të drejta, njerëzit krijojnë qeveri,

Pushteti i drejtë i të cilës buron prej pëlqimit nga të qeverisurit,

Dhe sa herë që cilado mënyrë e qeverisjes,

Kthehet në shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve,

Është e Drejta e njerëzve,

Ta ndryshojnë ose rrëzojnë një qeveri të tillë,

Dhe të themelojnë një qeverisje te re,

Bazuar mbi ato parime dhe me ato pushtete,

Që sipas njerëzve garantojnë më së miri, Sigurinë dhe Lumturinë e tyre!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA!

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll