Hapësire reklamuese

Aktualitet

Basha uron festën e Sulltan Novruzit: Dielli i shpresës dhe mirësisë shndritë të sotmen dhe të nesërmen e çdo familje shqiptare

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar me anë të një postimi në rrjetet sociale fëstën e Sulltan Novruzit.

Basha inkurajon shqiptarët duke u shprehur se do ta kalojmë këtë sfidë me forcën që na ka bërë të pamposhtur në historinë tonë dhe në besimin në Zot.

"Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Sulltan Nevruzin, këtë ditë hyjnore të shpresës dhe të dritës!

Me forcën që na ka bërë të pamposhtur në historinë tonë dhe besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë! Dielli i shpresës dhe mirësisë shndritë të sotmen dhe të nesërmen e çdo familje shqiptare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët", shkruan Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese