Hapësire reklamuese

Politikë

Basha uron Ditën e Rinisë nga SHBA: Pasuria më e madhe janë të rinjtë dhe të rejat

Shkruar nga Newsbomb
Basha uron Ditën e Rinisë nga SHBA: Pasuria më e madhe janë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zgjedhur të urojë Ditën e Rinisë nga Senati Amerikan në SHBA.

Me anë të një videomesazhi ai thotë se të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë kanë bërë gjithmonë diferencën midis të mirës dhe të keqes, midis tiranisë dhe lirisë dhe do ta bëjnë sërish.

“Të dashur miq, ju përshëndes nga ndërtesa e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këtë ditë të veçantë për çdo shqiptar e në veçanti për rininë shqiptare, me një citim nga një nga figurat më frymëzuese të politikës amerikane, nga Presidenti John F. Kennedy, i cili në mënyrë kuptimplotë për çdo komb na ka lënë trashëgim thënien se: “Pasuria më e madhe e njerëzimit është rinia e tij”.

Pasuria më e madhe e Shqipërisë janë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë. Të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë kanë bërë gjithmonë diferencën midis të mirës dhe të keqes, midis tiranisë dhe lirisë dhe do ta bëjnë sërish. Do ta bëjnë për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë e lirisë, për Shqipërinë e demokracisë.

Sepse ndryshe nga ç’mendojnë pesimistët, skeptikët, apo ata që gjithmonë kanë vënë interesin e tyre mbi interesin e shqiptarëve, Shqipëria do të bëhet! Gëzuar Ditën e Rinisë!”, u shpreh Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese