Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Basha u tregon shqiptarëve për orët vendimtare dhe i kthen përgjigje Ramës: Dialog politik por jo pazar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD-së Lulzim Basha i kthen përgjigje kryeministrit Edi Rama pas ftesës së hapur të këtij të fundit për dialog. Basha foli nga çadra e protestës për një komplot e një dialog fasadë ndërsa i bëri të qartë Ramës se edhe nëse ky dialog do të arrihet, s’do jetë kurrë një pazar.

“Ndodhemi në një javëvendimatre të zhvillimeve. Republika e vjetër do të shpresojë që përmes një dialogu fasadë të arrijmë zgjidhje fasade ku opozita të behën pjesë e teatrit të kukullave në shkembim të pazareve, jo në interes të shqiptareve, por të kupoles. Me pak fjale që opozita të marrë llokmën e saj në kupolën kriminale të republikës së vjetër. Kjo është shpresa e tyre. Orët në vijim do ta shpalosin këtë.

Por jam po aq i vendosur dhe më i i kurajuar se kurrë sepse e di qe në këtë perballje nuk përfaqesoj as interesat e mia apo te PD-se por përfaqesoj interesat e shqiptarëve që janë forca dhe siguria. Ndaj nëse do ketë dialog politik ky dialog politik nuk do kthehet kurrë në një pazar të pistët të politikanëve të opozitës me disa të mazhorancës që të vazhdojë mashtrimi, dështimi vjedhja papunësia por dio jetë dialogu politik për standartin europian për zgjedhje të lira e të ndershme”, u shpreh Basha.

Më shumë

spot_img