Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1kmh
20 %
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
25 °
E enjte, 1 Qershor, 2023

Basha u dënua për shpifje, Bardhi: Vendim qesharak nën presionin e vettingut

Lajme të ngjashëm

Pas vendimit të gjykatës së Tiranës ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, ka regaur avkotai i tij Gazmend Bardhi.

Bardhi u shpreh se nuk janë dakord me këtë vendim dhe do ta apelojnë.

Sipas avokatit vendimi i gjykatës është qesharak.

‘Vendim në presionin e vetingut gjykata ka dhënë një vendim që bën të qeshë çdo njeri që lexon vendimin.

Gjykata ka asgjësuar dhe zëvendësuar organin e Prokurorisë me Policinë e Taulant ballës, mjafton që Policia e tij të thotë që Balla nuk ka përgjegjësi me milionat e Eurove të drogës dhe nuk ka rëndësi se çfarë hetimi dhe përfundimi nxjerr Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ky është vendimi që tentoi në kundërshtim flagrant të tregonte personit të akuzuar se kush ishin burimet e informacionit që informonin opozitën.

Kujtoj rastin e komisar Zaganit që u dënua për shpifje se shpifi ndaj Tahirit, asnjë prej jush dhe shqiptarët e ka të qartë se Tahiri ishte i vërtetë si u prezantua nga Zagani, do ta ankimojmë vendimin e gjykatës.

Barrën e provës për të vërtetur që akuza e bërë nga Basha e ka ai që luan rolin e prokurorit dhe barrën e provës kjo gjykatë qesharake ia kaloi Bashës.

Basha ka informuar opinionin publik për fakte kriminale, do ta bëjmë këtë, nuk do të ketë asnjë gjyqtar që do na ndalë të themi të vërtetën. Kjo është situata kur ai që thotë të vërtetën dënohet nga gjykatë të kapur dhe të blerë nga pushteti’, tha Bardhi.

 


Më shumë