Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha tregon pse duhet vettingu në politikë: Do të hapë rrugën drejt BE-së...

Shkruar nga Newsbomb
Basha tregon pse duhet vettingu në politikë: Do të hapë

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë që të mos jemi në vendet e para për korrupsionin duhet vettingu në politikë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se rrëzimi i murit të korrupsionit do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së.

“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë.

Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së. #vettingnëpolitikë” shkruan Basha në postimin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll