Hapësire reklamuese

Politikë

Basha tregon çfarë bisedoi me kongresmenët amerikanë: Kërkova vettingun e politikanëve, asnjë politikan i lartë s’ka shkuar para drejtësisë 5 vite pas reformës (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Basha tregon çfarë bisedoi me kongresmenët amerikanë:

Kreu i Partisë Demokratike është takuar sot me një delegacion kongresmenësh dhe zyrtarë të lartë të sigurisë nga SHBA.

Në përfundim të takimit në selinë e kësaj partie, Basha tha se diskutoi me ta për një sërë çështjesh të rëndësishme si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizar dhe vettingu i politikanëve.

Basha tha se në fokus të diskutimeve ka qenë edhe situata në rajon. Kujtojmë këtu tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë që kanë ringjallur zërat për ndarjen e saj.

Basha tha se kongresmenët dhe senatorja amerikane e pritën me interes propozimin e tij për vettingun e politikanëve shqiptarë, si një mundësi për t’i hequr çdo alibi SPAK-ut që pavarësisht se kanë kaluar 5 vite nga reforma në drejtësi, s’ka çuar para drejtësisë asnjë politikan të lartë apo bos të krimit të organizuar.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Përfaqësuesit e lartë të kongresit amerikan, në një delegacion të kryesuar nga senatorja republikane dhe dy anëtarët, si dhe një zonjë të Kongresit amerikan, së bashku me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare, vizituan Partinë Demokratike dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri në rajon dhe mbi prespektivën e bashkëpunimit strategjik të Shqipërisë dhe SHBA.

Në prioritetin e parë për Shqipërinë rendita rikthimin e vendit në shinat e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe rolin e veçantë që ka për këtë qëllim lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe politikës. Ku shfaqën një interes të veçantë për iniciativat tona, siç është ai i vettingut të politikanëve, dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Folëm edhe për sigurinë e paqes dhe sigurisë që ka lufta kundër korrupsionit, por edhe për të rikthyer shoqëritë e Ballkanit Perëndimor në shinat e demokracisë. Raporti i OSBE/ODIHR nëse nuk do të kishte emrin e Shqipërisë do të ishte i denjë për bjellorusinë.

Treguam vendosmërinë tonë për të mos ju ndarë kauzës së shqiptarëve që është të kenë politikanë të pastër, që u shërbejnë interesave të tyre dhe jo interesave personale e një grupi të ngushtë oligarkësh.

Fakti që edhe pse kanë kaluar 5 vite nga reforma në drejtësi, nuk ka qenë në gjendje të çojë para drejtësisë asnjë politikan të lartë dhe asnjë bos të krimit. Ndaj vettingu i politikanëve ishte në fokus të bisedës dhe interesit të thellë që treguan anëtarët e kongresit të SHBA.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu