Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
71 %
2.1kmh
0 %
Enj
13 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
18 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Basha thumbon Ramën nga Thumana për gjendjen e jashtëzakonshme: Më mirë vonë sesa kurrë, ja 5 detyrat e qeverisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Thumana tha se duhet të merren masa të menjëhershme për nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja dhe për sigurimin e atyre që kanë mbetur pa shtëpi.

Basha thumboi qeverinë për shpalljen e situatës emergjente, ndërsa deklaroi se tashmë qeveria ka 5 detyra për të përmbushur sa më shpejt.

“Në mënyrë të përsëritur kam kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe gjendja e jashtëzakonshme u shpall sot. Por më mirë vonë sesa hic, tani është momenti që gjendja e jashtëzakonshme të mos mbetet në letër, të mos mbetet me llafe. Së pari duhet të bëhet nxjerrja e njerëzve nga rrënojat, së dyti banorët kanë nevojë për në mbështetje reale, nuk mund të qëndrojnë në cadra. Unë i shpreh mirënjohje shoqatave të hoteleve, por kjo është e pamjaftueshme dhe qeveria duhet të marrë masat”, tha ndër të tjera kryedemokrati.

“Prioritetit i dytë është që brenda një kohe të shkutër të merren masa që njerëzit të mos mbeten në cadra. Mirënjohje për punonjësit e kompanive private, njerëzit, policinë dhe forcat e armatosura, por i kemi parë me sytë tona që punonin me duar. Ne nuk kemi pajisje. Së treti, duhet që të blejmë pajisje dhe jo të na i sjellin të tjerët nga jashtë. Të trajnohen të gjitha forcat për të përballuar katastrofat natyrore.  

Së katërti, duhet të shihen dhe vëzhgohen në mënyrë që të evidentihen objektet që janë në rrezik më pas njerëzit duhen evauukuar. Së pesti, duhen masa për të luftuar stresin dhe traumën që kanë përjetuar njerëzit dhe kjo gjë nuk bëhet me propagandë. Mirëinformimi i qytetarëve është një nga gjërat që të bën të luftosh dhe përballosh panikun”, theksoi më tej Basha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img