Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Basha thirrje të rinjve për të votuar më 25 prill: Të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin që meriton Shqipëria, tek ju shoh fitoren

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8453e31837fb8050bef3ba250531b907

Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me studentë dhe të rinj të forumit rinor, të cilëve u bëri thirrje të votojnë për të sjellë ndryshimin më 25 prill. 

“Programi ynë fokusohet fuqishëm tek rinia. Në fytyra e të rinjve shoh fitoren e 25 prillit. 75% e të rinjve duan të largoihen nga vendi, ndërsa 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk duian të kthehen. Kjo qveri ka shktërruar klimën e biznesit, korporatat eurpiane do të investojnë në Shqipëri. Këto kanë qenë 8 vite shumë të vështira për vendin. Rama ka marrë peng fatet e shqiptarëve”, u shpreh Basha. 

Basha u bëri thirrje të rinjve dhe gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë që me 25 prill të bëjnë të mundur ndryshimin që pret dhe meriton Shqipëria.

“Gjërat mund të ndryshojnë, gjërat do të ndryshojnë, 25 prilli është ditë ndryshimi. Nuk do të vazhdohet më në këtë rrugë. Shqiptarët janë më të bashkuar dhe më të bindur se kurrë, pavarësisht bindjeve politike. Se vazhdimi në këtë rrugë do të na çojë drejt greminës përfundimtare, mjerimit dhe shpopullimit përfundimtarë të vendit.

Ndaj 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi, por për këtë duhet ndihma juaj, duhet të shkoni derë më derë tek shokët dhe shoqet tuaja, tek bashkëmoshatarët tuaj dhe jo vetëm edhe tek më të rriturit e t’ju bëni thirrje që gjithë mërzinë, zhgënjimin, mllefin, depresionin ta kthejnë në energji, ta kthejnë në votë dhe në 25 prill të votojnë për Partin Demokratike, të votojnë për ndryshimin”, shtoi Basha.

Më shumë

spot_img
spot_img