Basha thirrje të fortë nga Divjaka: Ejani në Tiranë të bllokojmë kryeministrinë

Publikuar tek: politike, më 11:10 06-02-2018 Basha thirrje të fortë nga Divjaka: Ejani në Tiranë të bllokojmë kryeministrinë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, inkurajoi fermerët të protestojnë para kryeministrisë kundër braktisjes nga qeveria.

Basha po takohet në Divjakë me fermerë, të cilët u shprehën të revoltuar nga mbetja pa shitur e prodhimeve të tyre. Fermerët e Divjakës u shprehën se janë mashtruar në fushatë nga kryeministri Rama.

“Nuk marrim asnjë subvencion as në naftë, as në fara, as në plehra kimike”- u shprehën fermerët e Divjakës, të cilën thanë se po konkurohen padrejtësisht nga prodhimet e importit. Ata i thanë kryetarit Basha së do t’i hedhin në lumë prodhimet e tyre, por kreu i opozitës i nxiti që, në vend të çojnë dëm djersën e tyre, të vijnë në Tiranë, të bllokojnë kryeministrinë.

“Duhet të hedhim Ramën në kanal, jo djersën tuaj”- u tha Basha fermerëve. Kryetari i PD shprehu bindjen se një qeveri që është vënë në shërbim të një grushti njerëzish të korruptuar dhe të lidhur me krimin, nuk do t’u shërbejë qytetarëve.

Basha tha se me programin e PD për mbështetjen me 150 milionë dollarë në vit, fermerët do t’ia dalin të konkurojnë me importin, të shesin prodhimet në treg dhe të rimëkëmben ekonomikisht.

27847824_10212018503679938_1214766068_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama intervistë për gazetën greke, flet për marrëveshjen e detit dhe çështjen çame (E PLOTË)
Vdekja e parakohshme e zyrtares së LSI, mesazhi prekës i Kryemadhit: Ka orë që mundohem por është vështirë »
Article Logic
Execution time: 0.011684894561768
array(1) { ["section"]=> string(85) "basha-thirrje-te-forte-nga-divjaka-ejani-ne-tirane-te-bllokojme-kryeministrine-109312" }