
Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur në një konferencë në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Basha i ka bërë thirrje SPAK që të hetohen ministrat, teksa ka hedhur akuza drejt kryeministrit edi Rama duke thënë se asnjë veprim nuk mund të merrej pa veprimin e tij.
Ndër të tjera ai tha se po bëhet gati “kurbani” i radhës në mënyrë që të shpëtojë “koka” e aferës, duke iu referuar Ramës.
"SPAK i bëj thirrje mos pres që Edi Rama të shkarkojë ministrin e radhës dhe pastaj ta arrestojë. Kurbani i radhës po bëhet gati, që të shpëtojë koka e kësaj afere.
Shqiptar nuk ka njëri që mos ta kuptojë, që gjithë kjo skenë nuk mund të ndërtohej dhe zbatohej pa firmën e Edi Ramës. Ndaj kjo është thirrja që kam ndaj SPAK ndërkohë që komisioni hetimor e ka të qartë planin e hetimit dhe do vazhdojë të procedoj për këtë ofertë" tha Rama ndër të tjera.
“Ky është një krim i trefishtë për inceneratorët. Krim mjedisor dhe krim ekonomik. Anëtarët e PD në Komision kanë bërë të mundur inspektim në këto inceneratorë. Sipas tyre, nuk ka incenerim, as riciklim. Por fasadë. Për inceneratorin e Fierit janë paguar 28 mln euro, për mos t’u bërë asgjë. Pagat mësuesve iu janë dhënë në limitet e kohës. Ju kanë ngelur pa marrë 240 mijë lekë të reja. Kjo është afera më kriminale e zhvatjes së parave. Lefter Koka, bishti i aferës.”, tha Basha ndër të tjera.