Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Basha thirrje shqiptarëve: Mos hiqni dorë nga Shqipëria, largojini qeveritarët që nuk ju pëlqejnë

Shkruar nga Newsbomb
Basha thirrje shqiptarëve: Mos hiqni dorë nga Shqipëria,

Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një video-mesazhi u drejtohet të gjithë qytetarëve duke thënë që të ngrihen dhe të ndryshojnë realitetin.

Në video thuhet se shqiptarë nuk duhet të heqin dorë nga Shqipëria dhe se fati është në dorën e tyre.

“A e di cili është i pari? A e di cili merr vendimet për ty? Jo ky, as ky, as ky dhe as ky. Je ti. Ti je ai që vendos për të ardhmen e këtij vendi. Je drejtuar nga qeveritarë arrogantë, përçarës, që pasurojnë veten e tyre dhe të kanë bërë të besosh që nuk kanë më shpresë. Dhe tani po i pranon gjërat siç janë. Por i pari je ti! Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin? Ngrihu dhe ndërroji. Mos hiq dorë nga Shqipëria, ndryshoje Shqipërinë. Këtë herë fitoni ju. Fiton Shqipëria”, thuhet në video.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll