Hapësire reklamuese

Aktualitet

Basha tha se nuk e pranon Amerika, Ngjela: Interesi i Shqipërisë është para atij të Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Basha tha se nuk e pranon Amerika, Ngjela: Interesi i Shqipërisë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar mbrëmjen e sotme përjashtimin e Sali Berishës si anëtar i Grupit Parlamentar i PD-së.

Sipas tij me vendimin e marrë, kryedemokrati Lulzim Basha tregoi se interesi i Shqipërisë është më i madh se ai personal.

Lulzim Basha tha nuk e pranon Amerika. Basha tha e kemi larguar nga grupi sepse nuk e pranon Amerika. Kur ka një ndeshje të tillë, është interesi i Shqipërisë e para dhe i Saliut e dyta. Interesi i Shqipërisë janë SHBA-të. Interesi i SHBA nuk pranon Saliun dhe ai i shqiptarëve nuk pranon Saliun. Kemi në përplasje dy interesa. Interesi i Shqipërisë që është për Amerikën se i ka dhënë një shtet të plotë dhe e ka mbrojtur në të gjithë situatën.Amerika tha që juve që ju kam partnerin kryesor si Izraelin. Kemi rastin italian, e kryeministrit atje që tha që fakti që interesi im është të qëndroj, por i Italisë është të largohem, zgjedh këtë të fundit. Basha duhet të kalonte të gjithë partinë e tij në sistem anti-amerikan. Basha ka luajtur për interes të Shqipërisë. Basha ka thënë si personaliteti italian. Berisha nuk ka frymë radikale në parti, unë atje kam qenë. Berisha kërkon të ketë parti anti-amerikane, po Basha do të japë dorëheqjen? Po politika amerikane çdo të thotë? Mbaje mend nesër, do të thotë kush është me parimin e SHBA-ve do të vazhdojë këndej”, u shpreh Ngjela në Real Story.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.