Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Basha tha se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit, reagon Berisha: Askush s’mund ta pengojë. Do të shpëtojmë partinë nga pazaret

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Lulzim Basha, pasi ky i fundit tha se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit apo zhvillimin e referendumeve për vendimin e përjashtimit të tij nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Përmes një njoftimi në Facebook, Berisha thekson se Lulzim Basha është në pazar me Edi Ramën dhe se ai është i kënaqur të qëndrojë në opozitë edhe 80 vjet.

Ai shkruan me bindje se Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Njoftim shtypi!

Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.

Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.

Ai nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.

PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb

LEXO EDHE: “Kurrë nuk do bëj pazare me Ramën”, Basha nga selia blu i prerë: S’ka për të pasur Kuvend të PD për të shqyrtuar vendimin e SHBA

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img