Hapësire reklamuese

Politikë

Basha tha se ishte bllokuar në Shkodër, Balla e PËRGËNJESHTRON: Më qesharaku, telefonatën e bëri nga vila e tij

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur për situatën e krijuar nga moti i keq në vendin tonë.

Ai u ndal edhe tek deklarata e Lulzim Bashës në një televizion se kishte mbetur në Shkodër për shkak të dëborës.

Balla tha se ai e ka bërë telefonatën nga vila e tij dhe se nuk ka qenë në Shkodër.

"Unë nuk kam lindur në qytet. Kam lindur në mal dhe si i lindur në mal mund të them se të ftohtë nuk kam parë me vite. Po të bësh politikë me fatkeqësinë është qesharake.

Po më qesharaku  të gjithëve ishte Lulzim Basha i cili edhe pse ishte në shtëpi në një nga vilat e oligarkëve, siç i thotë Lulzimi në një nga vilat këtu afër TEG-ut.

I vetmi person që u pasurua gjatë pandemisë është vetëm kreu i Partisë Demokratike.

Ai merrte në telefon në një televizor privat dhe thoshte që kam ngelur në rrugë në Shkodër. As lajm se ishte në Shkodër, as lajm se po vinte nga Shkodra. Po nga vila e tij thoshte se isha në Shkodër",- tha Balla.

Më tej, ai ironizoi programin e PD-së, duke thënë se është i njëjtë si shumë vite më parë.

"E pamë si i shkoi rrjedha e ngjarjeve në Shqipëri me një program ne fitojmë të gjithë, përsëri është Saliu, Luli administratori i njërës piramidë, Monika është sudja, Dash Shehi është Vehbi Alimuca e me radhë të gjitha fenomenet e planit të fitores së opozitës",- tha Balla.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll