Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
58 %
2kmh
0 %
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
Die
20 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Basha te Unaza e Re, krah protestuesit 12-vjeçar, Klevisi: Jam i tromaksur, s’më zë gjumi

spot_img

Lajme të ngjashëm

9addbc16209a623ca285cf2da316ad95

Kreu i PD, Lulizm Basha ndodhet ne Unaza e Re, aty ku banorët prej ditësh protestojnë për të ndalaur shembjen e banesave të tyre.

Kryedemokrati teksa doli para gazetarëve zgjodhi t’i japë fjalën fillimisht Klevisit, 12-vjeçarit, i cili është bërë tashmë mjaft i njohur në këtë protestë. Do të doja ta merrnit nga Klevisi prononcimin që është një djalë 12 vjecar, që për të është kthyer në një dramë’, tha Basha.

Teksa mori fjalën 12 vjeçari i emocionuar para kamerave u shpreh se ai dhe familja e tij janë duke kaluar momente të vështira.

“Unë jam Klevis Hyko jam këngëtar, besoj se më njihni.  Një ditë i gjeta prindërit e mërzitur, i pyeta, ‘o mami ça keni’. Mo të keqen mami dëgjuam një lajm në tv që Edi Rama do prishë shtëpitë. Kur jam në shkollë më pyesin o Klevis, po ja që ka nxjerrë një ligj Edi Rama. Unë kam 3 shtëpi, kam të gjyshin, dajës dhe e imja. Kur erdha një ditë në shtëpi pyeta nënën ku janë mami dhe babi më thanë janë në komisariatin 6. Unë u tromaksa, s’më ka zënë gjumi natën. U bëj thirrje protestat të mos të ndalen”, tha djali, i cili tashmë është kthyer në një farë mënyrë viral në këtë protestë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img