Hapësire reklamuese

Politikë

Basha takon zyrtaren e lartë amerikane: Politika e lidhur me krimin, duhet vettingu

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i PD, Lulzim Basha, priti sot në një takim Krye Zv. Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Elisabeth Millard.

Gjatë takimit me zyrtaren e lartë amerikane Basha foli për “përkeqësimin e të gjitha standarteve të demokracisë dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar në Shqipëri”.

Kryedemokrati tha se “lidhjet e politikës me krimin janë kthyer në shqetesimin kryesor në vend sepse sot kriminelë dhe banda të rrezikshme kontrollojnë qeverisjen dhe përfitojnë shumicën e parave dhe aseteve publike”.

Kreu i opozitës e njohu Krye Zv. Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Elisabeth Millard, me nismën e opozitës për vettingun e politikës, për pastrimin e Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore nga politikanë, sipas Bashës, të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

“Në një vend ku krimi dikton vendimarrjen - theksoi zoti Basha - nuk mund të flitet për institucione të pavarura dhe standarde demokratike”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.