Basha takon qytetarët pa mjete mbrojtëse, shpërthen Erion Braçe: Ç'të bëj qeveria me një budalla të tillë? Ta ndalojë, po doli pozitiv ta arrestojë

Publikuar tek: politike, më 16:55 04-07-2020 Basha takon qytetarët pa mjete mbrojtëse, shpërthen Erion Braçe: Ç'të bëj qeveria me një budalla të tillë? Ta ndalojë, po doli pozitiv ta arrestojë Erion Braçe

Zv.kryeministri Erion Braçe ka shpërthyer në tone të ashpra ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, pasi ky i fundit vijon fushatën e tij duke takuar qytetarë e biznesmenë të vegjël, por nuk përdor maska dhe mjete të tjera mbrojtëse.

Braçe ka publikuar foto të shkëputura nga video e Bashës, teksa shkruan se qeveria nuk ka çfarë të bëjë me një budalla të tillë.

basha.JPG

Përpos ofendimeve ndaj Bashës, zv.kryeministri ka bërë apel që kreu demokrat të ndalohet, t'i bëhet tamponi e nëse del pozitiv të arrestohet, me akuzën e përhapjes së virusit në popullatë.

Reagimi i plotë i Braçes

Ue ue ue nevriku;
Si tha-si tha,
QEVERIA U DOREZUA,
MBRONI VETEN?!

Me falni,
po cte bej qeveria me nje budalla te tille?

Hyn ne nje bulmetore,
mbyll deren se do bej videon e tij idiote,
ne pak meter katror e pa ajrim
behen tre vete bashke, asnje me maske,
asnje me doreza-dyqan ushqimi,
llap e llap e shperndan sterkla ngado
per 30 minuta e me shume me rradhe,
prek me dore siperfaqe qe duhet te jene sterile, dizinfektanti nuk duket gjekundi!

He pra,
cte bej qeveria me kete?

Ta gjobise?
Tamam, pse nuk gjobitet ky apo
eshte ndryshe nga dynjaja ky,
ka imunitet?

Ta ndaloje,
ti bej tamponin e nese del pozitiv ta arrestoje?
Apo ka imunitet nderkombetar ky dhe
behet nami neper bote per kete?

E di si eshte puna njerez;
PATJETER QE MBRONI VETEN!
MBANI MASKE NE CDO AMBJENT TE MBYLLUR E
PA DISTANCA, PA AJRIM!

Beje per vete, familjen tende,
prinderit e tu!

Budallenjte shkojne e vijne,
kur behen te demshem duhet du perplaset ligji surratit!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011593103408813
array(1) { ["section"]=> string(150) "basha-takon-qytetaret-pa-mjete-mbrojtese-shperthen-erion-brace-c-te-bej-qeveria-me-nje-budalla-te-tille-ta-ndaloje-po-doli-pozitiv-ta-arrestoje-212820" }