Tirana
broken clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
75 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
23 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Basha takon në Patos nënat që kanë fëmijët në emigrim, qytetarja: Tani që erdhe ti më duket sikur më ka ardhur djali im

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar në Patos një takim me nënat që i kanë fëmijët në emigrim.

Gjatë bisedës, njëra prej zonjave i ka thënë kryedmeokratit “tani që erdhe ti më duket sikur më ka ardhur djali im”, ndërsa Basha u shpreh se ishte shumë i prekur nga ajo që dëgjoi.

Qytetarja: Tani që ke ardhur, më duket sikur më ka ardhur djali

Basha: Më prek shumë me këtë që më the. Do bëj gjithçka që djemtë dhe bijat e nënave mos kenë largim nga Shqipëria rrugë të vetme për të mbijetuar. Nuk është vetëm plagë e madhe, emigracioni është plaga më e madhe. Dhimbja që ndjeni ju si nëna nuk ka përshkrim. Emigracioni këto vitet e fundit është kthyer në katastrofë kombëtare.

Fëmijët duan siguri, kujdes shëndetësor, arsimin, standarde minimale. Po kështu shëndeti i prindërve. Në këto kushte, një shoqëri bën hapa përpara. Në këto 8 vite Shqipëria ka mbetur në vend. Edhe në fushat që kemi qenë më parë, fqinjët na e kanë kaluar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img